Zyra vendore arsimore Shkodër është angazhuar në identifikimin e fëmijëve të strehuar gjatë këtyre ditëve në qarkun Shkodër dhe krijimin e kushteve të nevojshme për të ndjekur procesin mësimor. Blediana Osja, drejtore e këtij institucioni bëri të ditur se deri tani janë identifikuar 16 nxënës të ciklit fillor.

Tekstet shkollore dhe materialet e nevojshme do të sigurohen nga zyra asimore në Shkodër bëri të ditur drejtorja Osja.

Ndërkohë, shkolla “Edit Durham” në Shkodër dhe “Gjergj Vatë Martini” në Velipojë kanë shfaqur problematika të vogla të cilat nuk pengojnë zhvillimin e procesit mësimor nga dita e hënë dhe në vazhdim bën të ditur drejtorja.

Për fëmijët të cilët janë strehuar në zona larg shkollave të qarkut Shkodër, zyra arsimore ka ngritur një grup pune me mësues të cilët do të zhvillojnë mësim në banesat ku ndodhen këto familje.

Artikulli paraprakTËRMETI, PROKURORITË DURRËS DHE KRUJË NISIN HETIMET
Artikulli tjetërMBYLLEN KËRKIMET, 51 VIKTIMA NGA TËRMETI