Festa zyrtare e 7 marsit këtë vit për Zyrën Vendore Arsimore në Shkodër ka qenë më e veçantë se vitet e kaluara. Përveç urimeve të zakonshme këtë vit 7 marsi nga Zyra Arsimore u festua me praninë e 35 mësuesve të dalë në pension dhe që për vite me radhë kontribuan në arsimin shkodran e atë shqiptar. Drejtori rajonal i arsimit Bardhok Pulaj vlerësoi kontributin e mësuesve shkodran.

Drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër Blediana Nika falenderoi mësuesit për përgatitjen e brezave ndër vite.

Një nga mësueset e dala në pension Lindita Cungu që u vlerësua bashkë me 34 shprehu mirënjohjen në emër të të gjithë mësuesve për vlerësimin që iu bë.

Ky aktivitet i festës së 7 marsit mbledh çdo vit sëbashku një pjesë të konsiderueshme të mësuesve të Shkodrës jo vetëm duke i uruar ata por edhe duke i falenderuar për të gjithë mundin dhe sakrificën e dhënë për vite me radhë.

Artikulli paraprakSHKODËR, “PRENK JAKOVA” AKTIVITET PËR 7-8 MARSIN
Artikulli tjetërSHKODËR, GRATË PIKTORE TË QYTETIT EKSPOZITË KOLEKTIVE