Listës së gjatë të trajnimeve në sektorin e turizmit pranë zyrës rajonale të punësimit në Shkodër pritet t’i shtohet edhe kursi e kuzhinës, kjo për shkak të kërkesës së lartë të bizneseve për të punësuar personel të kualifikuar në këtë profesion.

Drejtorja e zyrës rajonale të punësimit në Shkodër, Rozafa Zmijani bën të ditur se pas muajit Qershor pritet të hapet kursi i kuzhinës për të gjithë të papunët e regjistruar pranë kësaj zyre.

Drejtorja Zmijani bën të ditur se që prej fillimit të vitit 2019 ka patur një numër të lartë të personave të çertifikuar pranë zyrës së punësimit në Shkodër.

Pavarësisht numrit të lartë të personave të trajnuar, realiteti paraqitet i vështirë për shumicën prej tyre pasi mundësitë për t’u punësuar në profilet e dëshiruara janë të pakta.

Aq më pak kur në Shkodër nuk ofrohet një treg punet aq i gjerë sa edhe trajnimet që ofron zyra rajonale e puënsimit Shkodër.

Artikulli paraprakRAMA LETËR TË PESTË BASHËS
Artikulli tjetërSPATHAR, MBETURINAT HIDHEN BUZË RRUGËS