Viti 2019 ka qënë një vit i kënaqshëm sa i takon punësimit të punëkërkuesve të papunë.

Kështu u shpreh Rozafa Zmijani Drejtore Zyrës së Punës në Shkodër e cila teksa vlerësoi programet e nxitjes së punësimit, vuri theksin edhe tek pagat e ulëta me të cilat përballen qytetarët e sidomos të rinjtë.

Ndërkohë Zmijani e vuri theksin edhe tek shërbimet online risi për këtë vit sipas së cilës do të jetë një ndër objektivat kryesor të punës për vitin 2020, duke qënë se 24 shërbime kanë kaluar online pranë zyrës së punës në Shkodër

.Megjithatë Zmijani thotë se fillimi I Janarit nuk i ka arritur pritshmëritë sa i takon ofertave të vendeve të lira për punëkërkuesit e papunë.

Në zyrën e punës të qytetit të Shkodrës janë të shpallura vende të lira por shpesh ato nuk plotësohen mjaftueshëm për shkaqe dhe faktorë të ndryshëm.

Artikulli paraprakLUMI KIR, VAZHDON NDOTJA NGA INERTET
Artikulli tjetërSHKODËR, PREMIERA E KOMEDISË “KUR BORXHI T’XEN FRYMËN”