Në zyrën e punës të qytetit të Shkodrës janë të shpallura rreth 1000 vende të lira por ato nuk plotësohen për shkaqe dhe faktorë të ndryshëm.
Sektorët të cilët kërkojnë fuqi punëtore janë fabrikimi i veshjeve, fasone, përpunimi i peshkut dhe telemarketingu.Është shprehur kështu Drejtori i Zyrës së Punës në Shkodër Dodë Mehmetaj. Papunësia është në shifra shumë të lartë sidomos tek punëkërkuesit meshkuj për të cilët nuk ka shumë hapësira punësimi Sipas informacioneve nga kjo drejtori ashtu si pjesa më e madhe e rretheve veriore të shqipërisë edhe Shkodra përballet me një nivel të lartë të papunësisë dhe ritme më të ulëta të zhvillimit ekonomik krahasauar me pjesën tjetër të vendit.