Nisur nga fakti që fenomeni I dhunës në familje ka rritje të vazhdueshme në qytetin e Shkodrës, në Zyrën për Djem dhe Burra, ofrohet shërbim për rehabilitimin e meshkujve, agresorë të dhunës në format ndryshme. Psikologu pranë kësaj zyre, Fatjon Taipi tregon se janë 16 takime, përmes të cilave synohet rritja e ndjenjës së reflektimit tek dhunuesit.

Ndërkohë, nisma e deputeteve në parlament që synon të forcojë dispozitat ligjore kundër dhunës ndaj grave, parashikon edhe përfshirjen e burrave në seanca rehabilitimi tregon psikologu.

Nisma e deputeteve mund të ketë vend për përmirësime tregon psikologu Taipi.

Nga fillimi I vitit 2020 numri I rasteve të raportimit të dhunës në familje ka njohur rritje, ku vetëm për muajin janar janë shënuar 50 raste. Zyra për Djem dhe Burra, ka në fokus meshkujt dhe rehabilitikim e tyre duke synuar eliminimin e këtij fenomeni prezent prej vitesh në shtëpi.

Artikulli paraprakSHKODËR, NJË PROJEKT PËR SHKOLLAT NË ZONAT E THELLA
Artikulli tjetërSHKODËR, SHTËPIA E REGJISTRUAR NË EMRIN E NJË TJETRI