Dhjetëra familje në lagjen “Partizani” në qytetin e Shkodrës vuajnë nga mungesa e infrastrukturës rrugore. Edhe pse në këtë lagje, 10 vite më parë nisi një investim për rikonstruksionin e rrugës, projekti mbeti i papërfunduar duke i lënë një pjesë të banorëve të përballen me baltën dhe gropat me ujë çdo stinë dimri. Ata e quajnë këtë investim të bashkisë Shkodër me dy standarte pasi janë favorizuar vetëm një pjesë e banorëve nga investimi në këtë zonë.

Banorët tregojnë se herë pas here detyrohen të mbulojnë gropat e ujit më gurë për të lehtësuar lëvizjen në këtër rrugë, por kjo zgjidhje zgjat shumë pak thonë ata.

Banorët kërkojnë nga pushteti lokal që të investohet sa më parë për në këtë rrugë e cila i shërben më shumë se 200 familjeve.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, RRITET NUMRI I TURISTËVE KRAHASUAR ME NJË VIT MË PARË
Artikulli tjetërMALËSI E MADHE, USHQIME FAMILJEVE TË BLLOKUARA NGA BORA