Banorët e zonës pranë rrugës “Çajupi” në lagjen “3 heronjtë “ në qytetin e Shkodrës, shprehen se rruga ka mbetur peng I premtimeve prej vitesh. Pavarësishtë vështirësive që hasin çdo ditë, deri më tani nuk është kryer asnjë ndërhyrje për rikonstruksionin e këtij aksi.
Ndaj banorët kërkojnë nga institucionet përgjegjëse që këtij problemi ti japin një zgjidhje përfundimtare. Pasi situata vështirësohet edhe më shumë gjatë stinës së dimrit, duke u bërë pothuajse e pakalueshme për shkak të reshjeve të shiut.
Një shqetësim tjetër për banorët në këtë zonë është edhe mungesa e kazanëve të mbeturinave.
Ndërkohë ndërhyrja për rikonstruksionin e këtij aksi është shumë e nevojshme, sidomos për fëmijët të cilët për të shkuar në shkollë duhet të kalojnë gopat me ujë .