Lëvizja në rrugën “Lodovig Saraçi” në lagjen Dugajt e reja të qytetit të Shkodrës, është e vështirë. Drejtuesit e automjeteve të cilët parkojnë në rrugicat e qytetit vijojnë të jenë një problem shqetësues prej kohësh për banorët. Ngushtimi i rrugëve nga parkimet e gabuara vë në rrezik edhe jetën e këmbësorëve që kalojnë aty.
Qytetarët thonë se zgjidhja e duhur për të shmangur kaosin që krijohet çdo ditë është që rruga të bëhët njëkalimshe.
Institucionet përkatëse duhet të marrin masat e duhura për të ndërhyrë në rrugën “Lodovig Saraçi” për të shmangur edhe konfliktet mes banorëve dhe drejtuesve të aoutomjeteve të cilët parkojnë para shtëpive të tyre.