Për tre ditë me radhë në territorin e zonave të mbrojtura në Shkodër u zhvillua Censusi i shpendëve dimërues të ujit dhe nga numërimi në 34 pika, të caktuara më parë, në tre zona janë numëruar në total 43 mijë e 449 individë të ndarë sipas zonave.Rezultatet u bënë të ditura nga vetë Administrata e Zonave të Mbrojtura.

Sic thuhet nga ADZM , Rezervati Natyror i Menaxhuar Liqeni i Shkodrës nga 15 pika janë numëruar 41 mijë e 198 individë. Peizazhi Ujor Tokësor i Mbrojtur Lumi Buna – Velipojë nga 14pika numërimi janë regjistruar 1974 shpendë dimëror, dhe në Liqenin e Vau- Dejës nga 5 pika janë numëruar 277 shpendë.Deri tani rezultojnë rreth 45 mijë shpendë uji në të gjitha basenet ujore të qarkut Shkodër.

Një shifër kjo më e lartë sesa vitin e kaluar.Numrin më të lartë në këtë census e zënë Bajza (Fulica atra), Pulëbardha e zakonshme Pulëbardha rozë Karabullaku i detit dhe Kryekuqe e mjeme. Censusi i shpendëve dimëror të ujit është një projekt i iniciuar nga Bashkimi Europian i cili mbështetet nga përfaqësues të projektit NaturAl 2000, specialistë dhe ekspert të AdZM-ve të qarqeve dhe ekspertë të huaj.Pak ditë më parë drejtues të ADZM

Shkodër thanë se krahasuar me vitet e kaluara, vihet re një rritje e trendit të shpendëve që kanë krijuar habitatin e tyre në liqenin e liqenin e Shkodrës.Mesa duke impakt pozitiv për rikthimin e shpendëve në habitatin e tyre është edhe ndërgjegjësimi i komunitetit përreth zonave të mbrojtura për të mos i vrarë këta shpendë.

Artikulli paraprakLLESHAJ: MË SHUMË TË VRARË NGA AKSIDENTET, SE NGA KRIMI
Artikulli tjetërZHDUKJA E KAPITENIT YAVUZ, I KTHEHET JAHTI PRONARIT TURK