Departamenti i Infermierisë ka zhvilluar një leksion të hapur sensibilizues në kuadër të ditës botërore të diabetit në mjediset e bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër. Qëllimi i këtij leksioni është informimi i studentëve për evidentimin dhe parandalimin në kohë të kësaj sëmundjeje shprehet Emiljano Pjetri shef i departamentit të infermierisë.

Aktualisht në qytetin e Shkodrës janë diagnostifikuar me sëmundjen e diabetit 5624 qytetarët shprehet Zamira Shabani pedagoge në departamentin e Infermierisë në universitetin e Shkodrës.

Shifrat e personave të prekur nga Diabeti kanë ardhur në rritje vitet e fundit në qyetit e Shkodrës ndaj kontrolli i vazhdueshëm ndihmon në parandalim në kohë të kësaj sëmundjeje.

 

 

Artikulli paraprakDITA E DIABETIT, STUDENTËT E INFERMIERISË SHËRBIM VULLNETAR
Artikulli tjetërDITA BOTËRORE E DIABETIT, MJEKJA: 10 RASTE TË REJA NË DITË