Drejtori i muzeut kombëtar të fotografisë “Marubi”, Luçian Bedeni ka bërë të ditur disa prej aktiviteteve kryesore që do të zhvillohen gjatë 2019-ës aty. Një rëndësi më e madhe këtë vit do t’i jepet ditëve të Trashëgëmisë Europiane.
Drejtori Bedeni foli edhe për 2018-ën duke thënë se gjithçka në muzeun “Marubi” zhvillohet rreth arkivave ndërsa përmendi rritjen e vizitorëve vit pas viti
2018-ta tha drejtori i muzeut “Marubi” ishte një vit i suksesshëm me një sërë ekspozitash të rëndëisshme por jo vetëm duke mbështetur artistët e rinj por duke bashkëpunuar edhe me disa emra të mëdhenj të artit në botë.