Qendra e qytetit të Shkodrës, pedonalja dhe lulishta e shatërvanit janë mbipopullar edhe gjatë kësaj fundjave. Të moshuar dhe prindër me fëmijët e tyre shfrytëzuan leje daljen për t’u argëtuar jashtë shtëpive të tyre.

Edhe të rinj të shumtë kanë thyer karantinën duke mos qëndruar brenda banesave dhe duke lëvizur lirisht në rrugët e qytetit. Të moshuarit thonë se lëvizja për ta është mëse e nevojshme

Më të vegjlit tregojnë se janë mërzitur duke qëndruar në shtëpi ndaj mezi e presin fundjavën. Një pjesë e këtyre fëmijëve u argëtuan me shokët dhe shoqet e tyre.

Kjo mund të jetë fundjava e fundit me lëvizje të kufizuara, pasi nga java e ardhshme pritet të ketë lehtësim të masave dhe të lejohen të dalin personat mbi 14 vjeç.

Artikulli paraprakSHKODËR, STUDENTËT OFROJNË NDIHMË PËR TË MOSHUARIT
Artikulli tjetërBARDH SPAHIA DENONCON TJETËR INCIDENT TE MINISTRIA E SHËNDETËSISË: JANË HAPUR ZYRAT ME FORCË, ÇFARË U KONSTATUA MË 15 PRILL