Fondi I librave falas i parashikuar nga Ministria e Arsimit për të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën duket se nuk janë preferuar sa duhet nga nxënësit. Prindërit nuk kanë përkrahur sa duhet këtë nisëm të qeverisë, për shkak se fëmijëve të tyre u duhet të mësonin në libra të përdor dhe në gjendje aspak të përshtatshme.
Altin Djepaxhia, përgjegjës në një prej pikave të liçensuara në qytetin e Shkodrës për shpërndarjen e teksteve shkollore bën të ditur se kërkesa për blerjen e librave nga klasa e parë deri në të pestën ka dalë jashtë parashikimeve.
Edhe këtë vit, një numër I madh I librave janë kthyer mbrapsht për shkak të ndryshimeve në listën e teksteve shkollore por jo vetëm.
Përgjegjësi Djepaxhia bën të ditur se pavarësisht problematikave të paraqitura gjatë kësaj periudhe shkollat, shtëpitë botuese dhe pikat e shpërndarjes janë mobilizuar për të pajisur me libra në kohë të gjithë nxënësit e shkollave 9-vjeçare.