Një fëmijë i moshës 5 është dërguar në gjendje koma në spitalin e Shkodrës.
Femija është gjetur i aksidentuar në afersi të ish fermentimit.
Drejtuesi i një mjeti tip Benz e ka dërguar në spital duke thënë se fëmijën e ka parë në rrugë të aksidentuar dhe në gjendje të rëndë.
Pas publikimit ngjarjes eshte identifikuar babai i femijes qe eshte derguar ne spital ne gjendje te rende.
Babai i ka thene mjekeve se femija teksa po udhetonte me makine i ka rene nga mjeti dhe nuk e ka degjuar. Femija sipas babait ka hapur dritaren dhe ka rene poshte por babai i tij nuk e ka vene re.
Nje mjet tjeter qe e ka pare te aksidentuar femijen e vogel e ka derguar ne spital ndersa vazhdon qe te jete ne gjendje te rende.
Shkoder/ Informacion Paraprak
Me datë 26.12.2019 në ora 17.25, shtetasi H. K. 50 vjec, po udhëtonte me mjetin e tij në lagje “Skenderbeg”, ku kishte 4 femijët e tij, i ka rënë aksidenatlisht nga mjeti femija, S. K. 5 vjec, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal Shkodër.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje