Një rast me fruth dyshohet se është regjistruar pranë Spitalit Rajonal të Shkodrës i cili po mbahet nën kujdesin e mjekëve të këtij Spitali. Këtë e pohon mjekja pediatre Greta Naraci e cila thekson faktin se për rastin e dyshuar pritet përgjigja analizave për të nxjerrë konkluzionin nëse fëmija është i prekur nga ky virus

Mjekja Naraci tregon se spitali po përballet me një fluks të lartë vizitash kryesisht pasdite duke qënë se qëndrat shëndetësore janë të mbyllura dhe të gjithë i drejtohen spitalit

Naraçi këshillon prindërit që të bejne kujdes me femijet e tyre mos ti ekspozojnë në ambiente ku ka te prekur me virusin e gripit e po ashtu të tregohen më të kujdeshshëm në dhënien e sa më pak antibitikëve

Ndryshe nga disa reparte te tjera ne Spitalin e Shkodres ku fluksi i pacienteve nuk është i lartë në pediatrinë e këtij spitali situata është krejtësisht ndryshe, ku flusi i lartë i vizitave si shkak i situatës gripale është prezent kudo nëpër pavionet e këtij reparti

Artikulli paraprakPREFEKTI: KANABISIN TA LUFTOJMË NË EMBRION
Artikulli tjetërPOSTRIBË, PROBLEME ME ENERGJINË ELEKTRIKE