Arqipeshkevi i Shkodres monsinjor Angelo Massafra i ka bere thirrje mjekeve qe te mos largohen nga Shqiperia drejt shteteve te tjera per me shume para.

Ky apel i arqipeshkevit erdhi gjate meshes se shenjte ne katedralen “Shen Shtjefni” ne Shkoder per diten boterore te semureve dhe punonjesve te mjekesise.

Edhe ne Shkoder disa prej mjekeve jane larguar drejt shteteve te ndryshme per shkak te kushteve me te mira dhe pagave me te larta. Aktualisht ne spitalin rajonal te Shkodres nevoja per disa mjeke specialiste eshte e madhe.

Largimet edhe me te theksuara jane tek infermieret te cilet po emigrojne masivisht drejt Gjermanise dhe shteteve te tjera duke u punesuar ne spitalet atje.

Artikulli paraprakNISMA HUMANITARE PËR GENTIANIN NGA LEZHA
Artikulli tjetërSHKODËR, KONCERT NË DITËN BOTËRORE TË SËMURËVE