I ndërtuar para 12 vitesh, ky mbikalim vazhdon të jetë ndër objektet I cili degradon dita-ditës pasi nuk përdoret nga banorë të zonës apo kalimtarë të rastësishëm. Bimësia e cila ka bllokuar shkallët e vërteton më së miri këtë gjë.

Ndërkohë, banorë të zonës e shohin këtë aks rrugor si një nga më të rrezikshmit, për shkak të lëvizjes me shpejtësi të automjeteve. Ndërsa tregon se ndryshku që ka mbuluar të gjitha anët është tregues I mungesës së mirëmbjatjes dhe përdorimit të këtij mbikalimi.
Jo të pakta kanë qenë rastet e aksidenteteve të shënuara në aksin rrugor Shkodër-Lezhë si shkak I mungesës së respektimit të sinjalistikës rrugore.

Cdo ditë në këtë rrugë kalojnë me qindra automjete, të cilat rrezikojnë qytetarët, ku këta të fundit edhe pse e kanë mbikalimin për të mbrojtur jetët e tyre, preferojnë t’i bien më shkurt, të kalojnë direkt në rrugë. Mospërdorimi i këtij mbikalimi ka ndikuar gjithashtu që e gjithë zona përreth të mbulohet nga shkurret

 

 

Artikulli paraprakTRANSPORTONIN KLANDESTINË, ARRESTOHEN 2 SHKODRANËT
Artikulli tjetërVLLAZNIA NË BASKETBOLL,OFROHET NJË TJETËR AMERIKAN