Vijon puna nga strukturat e D. V. P. Shkodër për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim
Më datë 02.04.2018, nga strukturat e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Lirisë së Personit, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim:
Elsid Ramja 25 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër.Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim Nr.10484,
datë 11.12.2015, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të metejshme.