Ngjarjet e fundit kriminale të ndodhura në qytetin e Shkodrës kanë shkaktuar frikë tek qytetarët, duke bërë që të ndihen të pasigurtë. Qytetarët shprehin shqetësimin e tyre duke qenë se kohët e fundit janë një sërë ngjarjesh të njëpasnjëshme ku e fundit është vrasja e 23 vjeçarit Gledis Kraja.
Qytetarët kërkojnë nga policia që të ketë më efektivitet në zbardhjen e ngjarjeve kriminale por edhe sigurinë ndaj tyre.
Mbrëmjen e djeshmë është shënuar ngjarja e rëndë , ku 23 vjeçari nga Shkodra Gledis Kraja ka humbur jetën pasi u qëllua gabimisht nga shoku i tij. Kjo ngjarje dhe të tjera më përpara bëjnë që qytetarët të jenë të shqetësuar.