Pas problemeve të vazhdueshme si pasojë e dëmtimeve të pësuara dhe e lënë për vite të tëra në harresë, ka nisur mëngjesin e sotëm riparimi i Urës së Bahcallekut, e bashkë me të edhe riparimin dhe kyerja e parmakëve anësorë
Kjo nderhyrje që po bëhet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar vjen me qellim minimazimin e trafikut rrugor gjate sezonit veror, kur edhe ura e bahcallekut eshte kthyer ne pike problematike ne rendimin e trafikut
Punimet që po kryhen në njërin krah të urës sollën trafik të rënduar gjatë gjithë ditës.
Sipas teknikëve të punimeve momentalisht po bëhet vendosja e fugave të reja me material gome për lehtësimin e qarkullimit të makinave , pasi fugat e vjetra ishin amortizuar së tepërmi duke krijuar edhe amortizimin e automjeteve
Megjithatë disa herë janë kryer riparime në këtë urë dhe kjo nuik është e mjaftueshme, por kerkon rikonstruksion thelbesor gje e cila do te pezullonte kalimin e automjeteve per te pakten 1 muaj.
Ura e Bahcallekut eshte rikonstruktuar disa here por ne menyre siperfaqesore duke rene serish ne te njejtin standart. Punimet parashikohet të përfundojnë brenda dy javësh dhe njëri karh i rrugës të qëndrojë i hapur për trafikun duke mos shkaktuar asnjë problem me qarkullimin.
Amortizimi i urës së Bahçallekut në hyrje të qytetit të Shkodrës ka nisur prej vitesh dhe përherë ndërhyrjet në këtë vepër arti kanë qenë të pjesshme.
Ura që kalon mbi lumin Drin është e gjatë 170 metër dhe me prurjet e mëdha të viteve te fundit ka pësuar jo pak dëmtime edhe në këmbët e saj.
Kjo vepër arti përballon fluksin më të madh të lëvizjeve, por deri më sot ende nuk ekziston një projekt për rikonstruksionin e plotë të saj dhe zgjerimin, një domosdoshmëri e diktuar nga koha.