Një 20-vjeçar është arrestuar mesditën e sotme në qytetin e Shkodrës pasi i është gjetur një sasi prej 93 gr kanabis në formë çokollate.

Referuar burimeve zyrtare, sasia e kanabisit është gjetur në banakun e një kafaneje, e ndërsa është gjetur gjithashtu edhe një peshore elektronike. Në pranga ka rënë S. L., 20 vjeç, ndaj të cilit rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”.

Nga ana tjetër, një 25-vjeçar është ndjekur penalisht pasi në celularin e tij i është gjetur një faqe web-i i një faqeje sportive për lloto. Ai është ndjekur penalisht në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.
Njoftimi i plotë i policisë

Në kuadër të planit të masave për goditjen ndaj ushtrimit të lojërave të fatit të palejuara dhe për goditjen e personave që shesin lëndë narkotike në lokale, u arrestua në flagrancë një shtetas dhe ndiqet në gjëndje të lirë një tjetër.

Sekuestrohet një sasi lënde narkotike në formë çokollate, Cannabis Sativa.
Nga strukturat e Drejtorisë Vendore Shkodër, në kuadër të planit të masave për goditjen ndaj ushtrimit të lojërave të fatit të palejuara dhe për goditjen e personave që shesin lëndë narkotike në lokale dhe informacionit të marrë në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. L., 20 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lendëve narkotike”.

Forcat policore kanë ushtruar kontroll në ambjentet e një bar kafeje, në lagjen “Manush Alimani”, Shkodër, pikërisht tek pjesa e banakut, në raftin e pijeve është gjetur një qese me material në formë cokollate, Cannabis Sativa, me peshë 93 gr. dhe një peshore elektronike, për të cilën është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur, si dhe u bë sekuestrimi i lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, gjatë veprimeve të mëtejshme, shtetasit K. G., 25 vjeç, banues në Shkodër, i është gjetur në aparatin e tij celular një faqe ëeb-i, e dyshuar si faqe sportive për lloto, i cili ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Artikulli paraprakAUTOMJETI NDAHET NË DYSH PAS PËRPLASJES ME MINIBUSIN, 1 I VDEKUR DHE 8 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërUNIVERSITETI I SHKODRËS DHURON 500 MIJË LEKË PËR TË PREKURIT NGA TËRMETI