Gratë dhe vajzat socialiste të Shkodrës kanë marshuar në qendrën e qytetit si sensibilizim për shoqërinë në promovimin e modeleve të suksesit të grave dhe vajzave.
Pas marshimit në një aktivitet të zhvilluar deputetja e PS Senida Mesi tha se ne duhet të jemi zëri i atyre grave dhe vajzave që e kanë të pamundur të flasin.
Deputeti i PS Ditmir Bushati i pranishëm në Shkodër tha se 8 marsi është një moment për të reflektuar.
Të pranishme në këtë takim ishin gra dhe vajza të suksesshme të PS të cilat kanë arritur të kenë një rol brenda partisë socialiste të Shkodrës.