Afro 4 mijë protestues janë nisur nga Shkodra drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës përpara Parlamentit.

Kreu i PD Shkodër Xhevdet Amuli u shpreh në nisje se protestat s’do të ndalen deri në largimin e qeverisë.

Pas nisjes së protestuesve në Kryebushat policia ushtroi kontrollet e zakonshme për protestuesit ndërsa pati edhe një debat mes policisë dhe protestueses Shpresa Qehaja e cila u arrestua për protestën e parë tek Kryeministria por që më pas gjykata e la me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Protestuesit janë nisur nga Shkodra të organizuar me autobuzë, furgonë dhe mjetet e tyre vetjake duke marrë pjesë në protestën e opozitës përpara Parlamentit.

Artikulli paraprakMË 12 MARS GJYQI I HABILAJVE, MBROJTJA THOTË FJALËN E SAJ
Artikulli tjetërLEZHË,PROTESTUESIT: DUHET TË LARGOHET QEVERIA