Një aksident me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjne e 2 të tjerëve është regjistruar vetëm pak minuta më parë në aksin rrugor Shkodër-Muriqan, në afërsi të fshatit Oblike.

Ngjarja sapo ka ndodhur ndërsa mësohet se edhe njëri prej të plagosurve është në gjendje të rëndë.

Informacion Paraprak

Më datë 09.12.2019 ora 17:05, në aksin rrugor Shkodër – Oblikë, në hyrje të fshatit Oblikë, ka patur një aksident rrugor, ku në aksident janë përfshirë dy motorçikleta,

Njëri nga drejtuesit e motorcikletës Bashkim Ethemi, ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa drejtuesi tjetër është shtetasi Gezim Hyseni 57 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër, u dërgua në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, në gjendje të rëndë.

Në vend ndodhen shërbimet e policisë, veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Artikulli paraprakAKTAKUZË NDAJ TË TRI GRAVE QË IU BASHKUAN ISIS-IT NË SIRI
Artikulli tjetërNGJARJE E RENDE NË KAVAJË, 60-VJEÇARI VRET ME ARMË GJAHU TË RIUN