Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër ka marrë masat për përballimin e trafikut gjatë muajve të verës si dhe për rritjen e sigurisë rrugore. Valmir Nikolli Shef i Qarkullimit Rrugor pranë kësaj drejtorie në një intervistë për Star Plus thotë se është hartuar një plan masash për të rritur sigurinë rrugore sidomos në rrugët që të cojnë drejt zonave turistike me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Sipas Nikollit do të ketë shërbime të përforcuara të policisë rrugore, alternuar edhe me efektivë të policisë së rendit
Teksa foli për planin e masave gjatë fundjavës kur trafiku rëndohet së tepërmi, Nikolli vuri theksin se objektivi kryesor është mbikqyrja dhe lëvizja e lirë e mjeteve që është problematike në disa segmente
Polcia Rrugore iu kërkon të gjithë drejtuesve të mjeteve që udhëtojnë me mjetet e tyre në këto orë të shtojnë kujdesin gjatë drejtimit të mjetit të tyre.
Edhe këtë sezon turistik, Shkodra duket se do të jetë e destinuar të vuajë trafikun kaotik që paralizon me minuta të tëra hyrje-daljen në qytet.