1 qershori dita ndërkombëtare e fëmijëve është festuar nga bashkia Shkodër me një aktivitet kulturor e sensibilizues të organizuar në qendër të qytetit. Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi në fjalën e saj tha se kërkohet një mbështetje edhe më e madhe për fëmijët.

Ndërkohë Elira Smakaj përgjegjësja e zyrës vendore arsimore Shkodër tha se kjo është një ditë e gëzueshme dhe më e veçanta për fëmijët të cilët sipas saj duhet të kenë vëmendje më të shtuar të organizmave

Aktiviteti për fëmijët u zhvillua nga bashkia Shkodër në bashkëpunim me drejtorinë rajonale të arsimit, qendrën kulturore të fëmijëve, shtëpitë e fëmijës dhe qendrat komunitare . Në këtë aktivitet të pranishëm ishin edhe forcat e policisë shqiponja bashkë më fëmijët e policeve të rënë në krye të detyrës

Artikulli paraprakAMBASADORI KINEZ VIZITË NË SHTËPINË E FËMIJËS SHKOLLOR
Artikulli tjetërNURJA: RINIA SHKODRANE DHE SHQIPTARE NË VËSHTIRËSI