Pavarësisht se ditët e fundit qeveria pati një angazhim të madh në menaxhimin e krizës ekonomike të shkaktuar nga rritja e çmimit të naftës, ende nuk janë marrë masa për uljen e çmimeve me të cilat po tregtohen produktet e shportës në të gjithë vendin. Albert Tuka, kryetar I Bashkimit të Sindikatave të Pavarura për qarkun Shkodër thotë se qeveria duhet të heqë TVSH e produkteve të shportës, duke bërë që tregtarët të ulin çmimet për këto mallra.
Tuka bën me dije se situata ka dalë jashtë kontrollit tek bizneset e vogla, por edhe marketet e mëdha.
Kryeministri Edi Rama gjatë kësaj jave lajmëroi se po punohet për krijimin e Bordit të Monitorimit të ushqimeve të shportës, për të vendosur çmimet tavan për tregtimin e produkteve bazë për çdo familje. Deri atëherë, bizneset duket e do të vijojnë të tregtojnë mallra me çmime stratosferike