Skuadra e Vllaznisë në shah por edhe vetaranët e këtij sporti kanë mirëpritur në një takim miqësor të zhvilluar në Shkodër ekipin e shahistëve të Lezhës.

President i unionit të shahut në Shkodër Xhemal Shkjau tha se shpreson që këto takime të zgjerohen edhe më shumë jo vetëm në qarkun e Shkodrës por edhe më gjërë jashtë Shqipërisë…

Pashko Marku, president i unionit të shahut në Lezhë shprehet se ajo që po synohet është që të bëhet afrimi i të rinjve me këtë sport.

Edhe më përpara janë zhvilluar takime të tilla miqësore mes shahistëve të Shkodrës dhe të Lezhës me qëllimin për të mos e lënë në harresë këtë sport të bukur.

Artikulli paraprakSHKODËR, MBYLLET MEMORIALI NDËRKOMBËTAR I BOKSIT
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË NË ITALI, HUMBIN JETËN DY SHQIPTARË