Një banesë është përfshirë nga flakët në orët e mbrëmjes të së premtes në lagjen “Skenderbeg” të qytetit të Shkodrës.
Dy zjarrfikse kanë shkuar afër vendit të ngjarjes por për shkak të ndërtimeve në zone nuk ka mundur të shkojnë te vatra zjarrit.
Në këto kushte kanë qënë banorë të zonës që kanë ndërhyrë duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakeve.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit .