Natën e ndërrimit të viteve jo cdo kush e ka mundësinë ta festojë bashkë me familjen.Ndjesitë e kalimit të festës në punë dhe jo pranë njerëzve të tyre më të dashur për zjarrfikësit janë kthyer në rutinë të përvitshme.
50 % e turnit do të jetën në shërbim natën e Vitit të Ri. Drejtori i tyre Agron Dibra tregon se është hartuar një plan masash i detajuar në mënyrë që ajo natë të mbyllet pa incidente dhe raste fatale
Dibra ka edhe një apel për të gjithë shoferët që natën e ndërrimit të viteve të respektojnë tabelat dhe mos të parkojnë automjetet e tyre në vendet e gabuara sepse në të kundër bllokimi i zjarrfikëses nëpër akset e qytetit si shkak i papërgjegjshmërisë së qytetarëvë mund të rezultojë fatal në ngjarje.
Ndërkohë ndalimi i përdorimit të lëndëve piroteknike ka angazhuar përveç policisë së Shtetit, Agjentët Tatimorë edhe shërbimin zjarrëfikës të Shkodrës të cilët gjatë inspektimeve që kanë kryer nuk kanë konstatuar në asnjë treg të qytetit që të tregtohen fishkezjarre apo kapsolla me lëndë shpërthyese
Zjarrfikësit do të jenë të gatshëm në çdo moment, në pritje të telefonatave na natën e ndërrimit të viteve, ku për çdo rast qytetarët mund të telefonojnë në numrin 129 pa pagesë.