Është mbajtur në Shkodër festa e Don Boskos, në kishën që mban të njëjtin emër. Këtë vit i ftuar për të predikuar ishte ipeshkvi i Mirditës dom Gjergj Meta.

Në fjalën e tij dom Gjergj Meta tregoi se si një person si Don Bosko i cili ia kushtoi jetën të rinjve nuk i ndau ata në të mirë dhe të këqinj
Dom Gjergj Meta u shpreh se duhet bërë më shumë për të ndihmuar të rinjtë pavarësisht vështirësive që mund të kenë ata në ditët e sotme

Ipeshkvi i Mirditës bëri një apel për të shmangur vartësinë që të rinjtë kanë ndaj shumë fenomeneve negative të cilat na rrethojnë në pjesë më të madhe të shoqërisë tonë

Gjatë festës së Don Boskos, u përkujtua për kontributin që dha dhe shembullin e tij në mbarë botën duke u kthyer në një frymëzim për të gjithë të rinjtë me veprën e tij ndërsa ishte një moment që kisha të japë disa mesazhe që të rinjtë të jenë në rrugën e duhur.

Artikulli paraprakLEZHË, QËLLOHET GODINA E NJËSISË ADMINISTRATIVE
Artikulli tjetërVLLAZNIA, LIKA: NDAJ ERZENIT KËRKOHET FITORJA