Ky është një stacion për autobusët e transportit urban në qytetin e Shkodrës.
Mund të quhet i tillë por gjendja lë shumë për të dëshiruar, mes papastërtive, rrëmujës dhe mbeturinave. Kjo u konstatua gjatë një vezhgimi që Star Plus bëri në disa nga stacionet në qytet dhe në zonat periferikë të cilët janë kthyer në kioska të shëmtuara dhe në një gjendje tejet të mjeruar .
Ndonese ato duhet te sherbejne per qytetare te shumte te cilet presin nga nje stacion ne tjetrin autobuzin per te levizuar ne destinacionet qe ato deshirojne , keto vendndalime tregojne me se shumti mjerim .
Kioska me stola te thyer dhe hera heres stolat jane zhdukur, pjese metalike te ndryshkura . Por nuk jane te rralla heret kur keto stacione shfrytezohen nga tregtaret ambulant .
Nje imazh ky i shemtuar vecanerisht ne nje qytet si Shkodra i cili dyndet nga turiste, te cilet sic dihet ne vendet ku jetojne transportin e kane ne standartin e duhur dhe nje nder elementet prioritare te zhvillimit.
Ndërkohë në pjesën më të madhe vendqendrimet e autobuseve zihen nga automjetet private duke bërë që autobusi të ndalojë në mes të rrugës për të marrë pasagjer, cka sjell edhe kaos në trafikEdhe pse në gjatësinë prej 9 km që mbulohet nga transporti urban në qytet janë të vendosur 28 stacione autobusi,
në pjesën më të madhe të tyre është e pamundur të mos jetë parkuar së paku një autoveturë.Në Shkoder transporti publik vijon te jete problematik, ndersa infrastruktura ne sherbim te tij eshte kjo qe shfaqet sot, e shemtuar dhe aspak funksionale.