Pas një tjetër tentative gjatë ditës së sotme për t’u futur me forcë tek KZAZ 2 ka reaguar kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Në një dalje për mediat kryebashkiakja i bëri të ditur kryeministrit Rama se ky i fundit dhe banda e tij nuk do t’ia dalë që të uzurpojë asnjë institucion në Shkodër
Kryebashkiakja hodhi akuza edhe për policinë e shtetit duke thënë se policia është jashtë shinave të ligjit.

Kryebashkiakja Ademi ka komunikuar me drejtuesit më të lartë të policisë vendore të Shkodrës duke i kërkuar një përgjigje për shkresën e saj për lirimin e mjediseve që janë pronë e bashkisë ku janë të vendosur KZAZ-të,

kjo në zbatim të shtyrjes së zgjedhjeve nga Presidenti Meta por kryebashkiakja sipas saj nuk ka marrë asnjë përgjigje as nga policia por as nga institucionet e tjera.

Artikulli paraprakPAS TROPOJËS DHE SHKODRËS, DEMOKRATËT NË LEZHË ULTIMATUM: HIQNI KZAZ-NË DERI NË 16:00
Artikulli tjetërTEPE, PROBLEME ME UJËRAT E ZEZA