DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, autorë të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Shkodër arrestuan shtetasin G. B., 42 vjeç, banues në fshatin Kelmend, Malësi e Madhe, pasi më datë 07.01.2024, në Vermosh, me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me drejtues shtetasin S. V., 41 vjeç. Pas aksidentit, shtetasi G. B. ka lëvizur automjetin nga vendi i ngjarjes, për të dërguar 41-vjeçarin, në spital.
Githashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen J. P., 44 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi në lagjen “Bahçallëk”, Shkodër, me automjetin që drejtonte ka dëmtuar lehtë shtetasin R. B., 54 vjeç, banues në Shkodër, këmbësor.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin S. M., 23 vjeç, banues në Shkodër, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi për motive pronësie, me vetëgjyqësi, nuk ka lejuar të hyjë në pronën e tij, shtetasin N. H., 61 vjeç, banues në Shkodër.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. Gj., 62 vjeç, banues në Vaun e Dejës, pasi ka prishur regjimin e sipërfaqeje toke, në fshatin Karmë, Pukë, duke kryer punime të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.