Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka debatuar me ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Ardi Veliu. Ky debat mes tyre në fokus kishte krimin e organizuar dhe vrasjet e ndodhura në Shkodër.
Më herët ministri Lleshaj shprehu angazhimin e tij për luftën ndaj krimit të organizuar ndërsa pranoi se 20% e vrasjeve në rang kombëtar janë vetëm në Shkodër.
Ky diskutim erdhi pas vrasjeve me tre viktima në harkun kohor të 10 ditëve në Shkodër ku fillimisht u vra Ferdinand Polia dhe më pas dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.