Festivali i shahut “Çesk Jubani” është zhvilluar në qendrën rinore “Atelie” me të nxënësit e shkollave të mesme të qarkut Shkodër. Ky aktivitet zhvillohet edhe në kuadër të 100 vjetorit të Shoqnisë Vllaznia.
Bernard Leka, instruktor i Shahut ne Qendrën Kulturore të Fëmijëve, thotë se është i kënaqur nga pjesëmarrja e vajzave që kanë prirje të luajnë këtë lojë.
Ndër të tjera, instruktori Leka shton se Festivali i Shahut “Çesk Jubani” ka bashkuar të rinj mjaft të talentuar.
Në këtë festival, shkollat përfaqësohen nga 2 nxënës dhe sistemi i garës është ai zvicerjan, me 5 turne. Lojtari më i mirë në Shah do të shpallet në datë 27 shkurt, e cila ëshët dita e fundit e këtij festivali që bashkoi nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe të mesme në të gjthë qarkun e Shkodrës.