Stadiumin “Loro Boriç” bashkia Shkodër do ta menaxhojë vetë. Federata Shqiptare e Futbollit ka përgatitur pjesën më të madhe të dokumentacionit dhe bashkia Shkodër i ka marrë këto dokumente teknike dhe aktin e kolaudimit duke i shqyrtuar.

Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi deklaron se tashmë bashkia do të kërkojë që ta menaxhojë vetë stadiumin ndërsa është në pritje të pjesës së fundit të dokumenteve siç është akti i kontrollit final të impiantit

Kryebashkiakja Ademi shprehet se bashkia Shkodër edhe pas marrjes në dorëzim i ka kapacitetet e duhura për ta mirëmbajtur stadiumin e ri ndërsa pritet të ketë një marrëveshje me federatën shqiptare të futbollit për ndeshjet e ekipeve kombëtare.

Skuadra e Vllaznisë gjithë këtë kohë për kryebashkiaken Ademi është penalizuar duke qenë se nuk ka luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” dhe sezonin e ardhshëm teksa pothuajse ka siguruar daljen në Superligë pritet ta zhvillojë në impiantin e ri pas marrjes në dorëzim nga ana e bashkisë Shkodër.

Marrja në dorëzim e stadiumit dhe ringjitja në Superligë e Vllaznisë shihen si dy mundësi të mira për të pëmirësuar gjendjen e këtij klubi i cili vitet e fundit u përball me problematika që përfunduan me rënien në Kategorinë e Parë.

Artikulli paraprakSHKODËR, KRYEMADHI: NUK DUHET TË KETË ZGJEDHJE VENDORE
Artikulli tjetërVLLAZNIA PA TRAJNER, LARGOHET HASAN LIKA