Sot mbushen 10 vjet nga vdekja e poetit virtuoz Frederik Rreshpja.
Natyrisht, vdekja e tij qe nji satirë e madhe për shoqërinë tonë, shoqëri e cila shpesh, anashkalon njeriun dhe vlerat e tij dhe më vonë, kur u rikthehet vlerave që ka krijuar ai njeri i nëpërkëmbur në të gjallë, pas vdekjes së tij ende nuk shkëputet plotësisht nga hipokrizia. Rasti i poetit Frederik Rreshpja qe një prej rasteve më dramatike. Shkëlqimtari i zhgënjyer Rreshpja iku plot 10 vjet më parë për në bujtinzën e fundme, duke i lënë shoqërisë shqiptare poezinë e vet fine, të pangjashme, tokësore, qiellore dhe përtejqiellore njëkohësisht. Ai e kreu detyrën, atë që kishte për të kryer, ashtu si thoshte J. Ricos “Si ushtari i mirë që bën detyrën e vet”, në një kohë krejt të pa-kohë, tinëzare, kohë me shkëlqim kah e keqja. 10 vjet kaluan prej vdekjes së tij dhe ende s’është botuar vepra e tij e plotë, e librat e tij s’i gjen kërkund, përveçse nëpër biblioteka, kur veprat e shumë zullumqarëve letrarë kanë mbushur libraritë, të zënë frymën nëpër panaire. Rreshpja nuk bërtiste. Ai e shpaloi poezinë e vet ashtu si e kishte: poezi e formatit të Rreshpjes, ndërkohe qe ne kete pervjetor te ndarjes se tij nga kjo jete, me e dhimbshme se cdo gje eshte harresa qe i bejne ato qe duhet te kujtohen per kete kollos te letrave shqipe e ne menyre te vecante te letersise shkodrane