ALTIN MICI ZGJEDH SHKODRËN PËR ELEGANCËN DHE KLASIN NË TENDENCËN E VITIT 2015. Një nga rrugët më të njohur por edhe më të tërheqëse me bukuri antike të shkodrës është edhe rruga e gjuhadolit. E pikërisht për këtë arsye është zgjedhur ky segment rrugor për tu realizuar një set fotografik ,me kostume meshkujsh që mbajnë firmën e stilistit të njohur shqiptar altin mici.

Një ndërthurje e tradicionales me modernen e sjellë plot sharm dhe elegancë. Ky është koleksioni i kostumeve për meshkuj për vitin 2015, që stilisti i mirënjohur Altin Mici propozon. Por ky set fotografik është realizuar nën kujdesin e një nga emrave më të njohur të fotografisë shqiptare ,që zgjedh pikërisht vendlindjen e tij për shkrepur fotot e këtij seti gentian ferhati. Sezoni i ri 2015 vjen me tendenca të reja në veshjet për meshkuj.Ndërthurja e ngjyrave është ajo çfarë sjell si risi ky sezon i ri, dhe për stilistin Altin Mici meshkujt duhet të kenë të njëjtin trajtim në veshje ashtu si femrat.Gjëja më interesante është rikthimi i klasikes në një formë të moderuar që do të thotë një klasike me ngjyra me stil, kuadratat janë në modë për sa i përket xhaketave Dhe per kete stil, Shkodra ndërthuret më së miri, me bukuri, elegancë dhe klas që e rëndit Shkodrën në piedestalin e qyteteve më në zë.

[iframe width=”100%” height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/wBhBI0Glb3U?showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakZGJEDHJET, PD NË PUKË PROPOZON EMRAT E MUNDSHËM
Artikulli tjetërVATIKANI MBËSHTET LUFTËN KUNDËR ISIS