Shkodra po shndërrohet në një nga destinacionet më të preferuara për turistët gjatë festave të fundvitit. Me një atmosferë magjike, mikpritje të ngrohtë dhe aktivitete festive, qyteti ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve vendas dhe të huaj.

Turistët shprehen entuziastë për bukuritë dhe organizimin e qytetit nga Bashkia Shkoder.
Gjithashtu, qyteti ka fituar zemrat e atyre që e vizitojnë për herë të parë teksa ftojne dhe te tjeret ta vizitojne.

Shkodra po e prezanton veten si një destinacion tërheqës, ku organizimi i festave dhe aktiviteteve kulturore ka bërë diferencën. Bashkia Shkoder po vendos një standard të ri për turizmin gjatë sezonit të dimrit, duke u bërë një nga pikat më të frekuentuara për fundvitin.

Artikulli paraprakSHTOHEN HYRJE – DALJET NË PIKAT KUFITARE
Artikulli tjetërROMANI “BRIRËT” MBËRRIN NË LEZHË