Bashkia Shkodër është bërë përfituese e një fondi prej 199 mijë eurosh të dhënë nga programi ndërkufitar Shqipëri-Mali Zi IPA II me mbështetjen e Bashkimit Europian. Ky fond do të shërbejë për krijimin e një sistemi unik të zbulimit të hershëm të zjarreve në pyje në repartin zjarrëfikës të bashkisë Shkodër dhe komunës së Tivarit në Malin e Zi. Këto dy bashki përmes këtij projekti në të njëjtën kohë do kenë një plan për menaxhimin e rrezikut për parandalimin e zjarreve dhe ndërtimin e kapaciteteve për reagim të menjëhershëm ndaj fatkeqësive natyrore në zonën ndërkufitare.

Ky projekt që u miratua nga Këshilli i Bashkisë Shkodër u bë i ditur nga drejtorja e mjedisit në bashkinë Shkodër Aida Shllaku.

Projekti “Building Smart Forest” , “Ndërtimi i Pyjeve të Zgjuar” mes bashkisë Shkodër, komunës së Tivarit në Malin e Zi dhe Fondacionit për Autonomi dhe Qeverisje Lokale do të zgjasë 30 muaj duke synuar një plan të përbashkër ndërkufitar në mbrojtjen e mjedisit dhe parandalimin e zjarreve por edhe reagimin e menjëhershëm.

Artikulli paraprakFASADAT E PALLATEVE, DEBAT NË KËSHILLIN BASHKIAK
Artikulli tjetërSHKOLLA E OBLIKËS MERR EMRIN “IDRIZ HOXHA”