Shkodra dhe Ulqini do të jenë bashkë jo vetëm si dy vende mike dhe plot histori por edhe në projekte të përbashkëta. Ka qënë ky mesazhi i përcjellë në takimin e parë të sekretariatit mes Bashkisë Shkodër dhe Komunës së Ulqinit. Delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Genc Nimanbegu është pritur nga Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili i ka uruar mirëseardhjen në Shkodër.

Pas takimit në zyrën e kryebashkiakut Benet Beci, stafet e dy njësive vendore, Bashkisë Shkodër dhe Komunës së Ulqini kanë marrë pjesë në sekretariatin e parë koordinues mes tyre, ku është rënë dakord të lobohet për projekte të përbashkëta mes dy vendeve ndërkohë që si pikë e parë ka qënë heqja e taksës prej euro që shtetasit shqiptarë paguajnë në pikat e kalimit kufitare me Malin e Zi.

Nga ana tjetër, shfrytëzimi i potencialeve ekonomike që mund të sjellë Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Buna i lundrueshëm ka qënë në fokus të diskutimeve.

Në dokumentin e hartuar gjatë këtij takimi është rënë dakord për rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat duke përfshirë ofertën e përbashkët turistike mes dy vendeve Shkodrës dhe Ulqinit, rirtjen e bashkëpunimit kulturore, të aplikimit në projekte ndërkombëtare, arsim, shërbime të përbashkëta dhe përgjigjia ndaj emergjencave që nuk kanë munguar edhe më herët.

Pas takimit, dy delegacionet kanë zhvilluar edhe një vizitë në Muzeun e Fotografisë “Marubi”, ku edhe në foto dëshmohet qartë lidhja prej shekujsh e dy vendeve Shkodrës dhe Ulqinit.

Artikulli paraprakOPERACIONI ANTIDROGË SHQIPËRI- MAL I ZI, REAGON MINISTRI BALLA
Artikulli tjetërVLLAZNIA TË SHTUNËN MIQËSORE