Shkodranët kanë vuajtur sërish gjatë kësaj të enjte mungesën e energjise elektrike.
Që nga ora 10 e paradites, qëndra e qytetit, nuk pasur refren tjetër përvec së zhurmës së gjeneratorëve. Pa asnjë njoftim dhe pa asnjë dijeni, shkodranët për disa orë kanë vuajtur orët pa energji, duke sjellë edhe pezullimin e shumë aktiviteteve në qëndër të qytetit.
Star Plus, i është drejtuar operatorit të shpërndarjes së energjisë elektrike, në lidhje me një problematike të tillë e cila po kthehet në një refren të vazhdueshëm për qëndrën e qytetit.
Sipas drejtuesve të OSHEE shkak i kësaj ndërprerje të energjise elektrike eshte bere nje ndërhyrje në nënstacionin Shkodra 1, në kuadër edhe të masave qe ky institucion po merr për furnizimin me energji gjatë stinës së dimrit.
Rreth orës 14:00, ashtu sic ishte parashikuar në njoftimin zyrtar por që nuk ka mbërritur tek qytetarët, Shkodrës i është rikthyer energjia elektrike, me shpresën se të tilla kufizime nuk do të jenë gjatë ditëve të ardhshme