Është mbyllur me rezultatin 2 me 1 në favor të shkodranëve ndeshja Vllaznia-Kukësi e luajtur në stadiumin “Loro Borici” në Shkodër . Një ndeshje kjo e nisur me një shpirt mjaft luftarak nga shkodranët të cilët nqë në minutën e 3′ topi i goditur nga Latifi me kokë përfundon në shtyllë dhe Vllaznia në këtë rast duket e pafat .
Por në minuitën e 26′ vjen një Supergol nga mesfushori Heric, që i jep avantazhin vendasve. Në minutën e 37′ Heric kërkon të shënojë të dytin personal dhe për Vllazninë por goditja përfundon jashtë kuadratit. Mbyllet kështu pjesa e parë e kësaj përballjeje .
Ndërkohë në pjesën e dytë në minutën e 56′ Zivkovic i futur si zëvendësim shënon golin e barazimit për Kukësin dhe rezultati shkon kështu në barazim 1 me 1 . Në minutat shtesë pati shumë tension, pasi me VAR u anulua një penallti, ndërsa në minutën e 96-të Herald Marku shtangu Kukësin dhe çoi peshë “Loro Boriçin” me golin e fitores. Vllaznia shkon kështu në kuotën e 3 pikëve ndësa Kukësi me 1 pikë.