Qentë e rrugeve janë kthyer në një problem serioz për banorët e qytetit te Shkodres.Ne cdo aks kryesor sheh kudo grumbuj qensh te cilet nuk kane nje pronar dhe sulmojne qytetarët apo automjetet qe kalojne kryesisht gjate oreve te nates. Janë shënuar disa incidente në zona të ndryshme, më i fundit ndodhi në lagjen Rus ,ku qeni kafshoi një person në dorë, duke i sjellë probleme serioze.
Nje banor i zones se Rusit shprehet se banoret detyrohen te minimizojne levizjet si shkak i frikes se ndonje sulmi te mundshem.Mesa duket projekti I miratuar pak kohe me pare per vaksimin e qenve te rruges nuk ka mjaftuar, pasi numri I endacakeve eshte gjitnje ne rritje.Pothuajse në të gjitha lagjet e metropolit verior qentë janë shtuar dhe mundësitë për incidente gjithashtu. Edhe fëmijët janë shumë të frikësuar nga qentë, saqë nuk dalin dot para pallatit të pashoqëruar nga prindërit. Më parë janë shënuar incidente edhe ne pedonalen e qytetit. Duke jetuar në kushte të këqija dhe duke u ushqyer me mbeturina, ata bëhen bartës të shumë sëmundjeve të rrezikshme, të cilat mund të transmetohen edhe te njeriu. Ndër sëmundjet kryesore që kapin qentë e rrugës është leishmanioza, e cila është një sëmundje që prek kryesisht lëkurën. Qentë që rriten pranë kazanëve të plehrave, rreth 80 për qind e tyre janë të prekur nga kjo sëmundje.