Kënga ‘Zjerm’ e kënduar nga ‘Shkodra Elektronike’ është shpallur fituese e edicionit të 63-të të Festivalit të Këngës dhe do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2025.

Performanca e Shkodrës Elektronike mori vlerësime të shumta si nga juria dhe nga vota e publikut dhe diaspora dhe grumbulloi 143 pikë në total.

Votës përfundimtare iu bashkua 50 % vota e jurisë dhe 50 % vota e publikut e diasporës.

Çmimin e Dytë e rrëmbeu Elvana Gjata me këngën “Karnaval” me 135 pikë. Çmimi i tretë iu dha këngëtarit Alis me këngën “Mjegull” duke marrë 59 pikë.

Eurovizion 2025 do të mbahet në Bazel të Zvicrës.

Artikulli paraprakMOS HARRONI ÇADRAT! RESHJE SHIU DHE DËBORE NË ZONAT MALORE, PARASHIKIMI I MOTIT PËR KËTË JAVË
Artikulli tjetërMANDARINAT ME PESTICIDE, MINISTRIA E BUJQËSISË: KEMI BËRË KALLËZIM PENAL PËR GRUMBULLUESIT! GJOBË E BLLOKIM AKTIVITETI PËR SHKELËSIT