Ne Shkodër është hapur ekspozita ‘SHKODRA, familja ime, biçikleta ime, historia ime’ pranë Muzeut Historik të Qytetit.

Aktiviteti u organizua nga GO2 dhe u bë pjesë e Ditës me Biçikleta që u mbështet nga Bashkia SHKODER. Gjatë tre muajve të grumbullimit të fotove, arritën plot 66 fotografi nga 26 konkurrentë, të cilët rrëmuan në arkivat e veta familjare duke sjellë copëza jete nga qyteti në kohë të ndryshme përmes fotografisë dhe rrëfimit të tyre gojor. Fotoja e parë datonte 1935 dhe më e vona 1989, duke dëshmuar kështu traditën e këndshme të pedalimit që mbart ky qytet. Nëse Shkodra njihet veç përmes MARUBIT, kjo ekspozitë tregoi se qyteti ruan plot thesare brenda vetes, por që pak e nga pak ka ardhur dita të ndriçohen dhe të rrëfejmë memorien kolektive të qytetit, të njerëzve të thjeshtë, të përditshmërisë sonë të shkuar dhe të tashmes vetëm kjo do na tregojë rrugën e së ardhmes dhe jetës si proces mes brezash.

Artikulli paraprakSHKODËR, NJË FESTIVAL PËR POEZITË E “PABOTUEME”
Artikulli tjetër“NDREK LUCA, VJEN SËRISH NË SHKODËR”