Në Shkodër është mbajtur ceremonia e ngritjes së flamurit në 106 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Shoqëruar nga banda frymore e qytetit në sheshin para bashkisë Shkodër u ngrit flamuri kuq e zi
Në fjalën e rastit kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi vlerësoi këtë ditë të rëndësishme për kombin shqiptar ndërsa nuk la pa përmendur kohën e errët të 45 viteve të sistemit monist në Shqipëri
Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja dha një mesazh të qartë duke thënë se festat e nëntorit duhet të na bashkojnë të gjithëve.
Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit u vendosën kurora me lule tek busti i Luigj Gurakuqit por edhe vende të tjera ku prehen dëshmorët e atdheut.