Shkodra ka festuar ditën e biçekletave, një aktivitet i kthyer në traditë tashmë në Shkodër për mjetin më të dashur të shkodranëve. Në qendër të qytetit bashkia Shkodër organizoi një aktivitet festiv në partneritet me disa aktorë të tjerë. Në fjalën e saj kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se shkodranët vijojnë ta përdorin masivisht biçikletën ruajtur këtë traditë të bukur.
Koordinatori i organizatës “The Door Albania” Kastriot Faci bëri falenderimet e rastit ndërsa tha se të gjithë duhet të bëjmë kujdes kur lëvizim me biçikletë…
Pedagogia Aurora Dibra tregoi për një projekt të një sërë organizatash ndërsa bëri thirrje që qytetarët të lëvizin sa më shumë me biçikletë
Biçikleta është një mjet i cili tashmë personifikon një qytet si Shkodra duke u përdorur për herë të parë në të gjithë Shqipërinë dhe duke marrë emrin si qyteti i biçikletave.